LSI-ja krijon dege te re ne Vollos
Lëvizja Socialiste për Integrim tashmë me një degë të re në Greqi. Në Vollos, të shtetit tonë fqinj, LSI-ja ka krijuar degën e re, duke zgjeruar në këtë mënyrë rradhët e saj. Në një event të tillë morën pjesë kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta dhe deputeti kësaj partie, njëherësh dhe nënkryetar i Kuvendit, Vangjel Tavo. Gjatë fjalës së tij, kryetari Meta u ndal në hartimin e reformës zgjedhore, e konkretisht në një nga çështjet me të rëndësishme të saj, siç është vota e emigrantëve. Në vlerësimin e Metës, reforma zgjedhore duhet të garantojë votën e emigrantëve. Madje, në këtë kontekst kreu i LSI-së evidentoi faktin se partia e drejtuar prej tij është më pranë emigrantëve.
Gjithashtu, Meta vlerësoi si një arritje hapjen e klasave shqipe. Ndërkohë, kryetari i LSI-së, Meta takoi dhe kryetarin e bashkisë, Skontinos.
Gjithashtu, Meta vlerësoi si një arritje hapjen e klasave shqipe. Ndërkohë, kryetari i LSI-së, Meta takoi dhe kryetarin e bashkisë, Skontinos.