A po shkon drejt lirimit Lavdërim Tufa?

Në fakt, kërkesa nuk është e pabazuar, përderisa Gjykata Penale e Tiranës, ka dhënë një vendim të sajin, ku bën me dije se në vrasjen e Fatmir Ramës, i njohur ndryshe si Miri e Xhikës, në vitin 2003, nuk janë gjetur gjurmë të Lavdërim Tufës.
“Së pari, në armët e përdorura nga autorët nuk janë gjetur gjurmë të të pandehurit Lavdërim Tufa ; Së dyti, dëshmitari i vetëm ocular, Ylli Kelmendi, që jep të dhëna për ngjarjen, deklaron se e njeh të pandehurin Lavdërim Tufa dhe se ai nuk ka qenë njëri nga personat që ka qëlluar mbi viktimat dhe Së treti, gjurma e gjakut në armët e përdoruara dhe në kapuçin provë materiale nuk është e të pandehurit Lavdërim Tufa”, thuhej në një vendim të Gjykatës pasi rikthimin për rishqyrtim të çështjes nga ana e Gjykatës së Lartë.
“Gjykata krijon shumë dyshime për rolin e të pandehurit në këtë vepër dhe faktin nëse i pandehuri Lavdërim Tufa ka qenë njëri nga ekzekutorët apo vetëm një bashkëpunëtor, që ka ndihmuar ekzekutorët e kësaj vepre. Duke qenë një rrethanë të tillë e paprovuar dhe e dyshimtë, në zbatim të nenit 4 të Kodit Procedurës Penale, i cili parashikon se “çdo dyshim për akuzën çmohet në favor të të pandehurit”, interpretimi i rolit të të pandehurit Lavdërim Tufa në këtë vepër do të vlerësohet si më lehtësuesi për të, duke e konsideruar të pandehurin si ndihmës në kryerjen e kësaj vepre penale”, thuhet më tej. /Start/
2011-12-11 16:06