E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti: Inkurajoj partitë për dialog, por nuk mund të ndërhyj

TIRANË- Në kulmin e acarimit të situatës politikë në vend, kreu i shtetit i bën sërish apel partive politike të gjejnë dialogun, por deklaron se nuk mund të ndërhyjë tek ato.

"Në respekt të pozicionit të presidentit, që është kushtetues dhe institucional, bëj apelin e nevojshëm dhe të domosdoshëm në limitin e mos interferencës tek partitë. Unë i inkurajoj ato për dialog, por nuk mund të interferoj. Nuk do të mungojnë apelet e mia për të inkurajuar klimën e dialogut, e cila është esenciale për jetën e një vendi"- ka thënë Topi, gjatë një konference të përbashkët me presidentin turk, që ishte për vizitë në vendin tonë.

Presidenti Topi është shprehur edhe për paktin me Greqinë, që vetëm dy ditë më parë u shqyrtua në Gjykatën Kushtetuese, duke përsëritur edhe njëherë besimin që ka tek institucionet e drejtësisë. "Për paktin detar me Greqinë do të pres vendimin e gjykatës e më pas do të shprehem me dekret"- ka thënë Topi, i pyetur nga mediat për këtë çështje.

Në konferencën e përbashkët me homologun turk, u theksuan edhe njehere marrëdhëniet e konsoliduara në të gjitha fushat, si politikë, diplomaci, tregti, arsim mes Shqipërisë dhe Turqisë.

"Takimi i sotëm është i rëndësishëm për fatet e Shqipërisë e cila është projektuar qartë drejt integrimit europian", u shpreh Preidenti ynë Bamir Topi. Më tej ai tha se ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera politike por edhe ekonomike me Turqine. "Presidenti turk shoqërohet në këtë vziitë nga ministra, deputetët e biznesmenvë të cilët", tha Topi, "gjatë takimeve do të ndikojnë në rritjen e bashkëpunimeve institucionale, rritjen e investimeve, etj.

Preisdenti turk Gyl vlerësoi ftesën e Topit për të vizituar Shqipërinë dhe tha se marrëdhëniet tona janë miqësore. "Turqia", tha ai, "ka mbështetur Shqipërinë për anëtarsimin në NATO dhe do të vazhdojë ta mbështesë atë në politikën e jashtme dhe në zhvillimin e ekomonisë".



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›