Topi OSBE shprese per ata qe ende u mohohet vota
Keshtu u shpreh dje Presidenti Bamir Topi ne fjalimin e mbajtur ne samitin e krereve te shteteve dhe qeverive te OSBE-se qe u mbajt ne Astana te Kazakistanit. Sipas kreut te shtetit shqiptar kjo organizate ka burimet e mjaftueshme per te ndihmuar ne vendin tone. Ne besojme se organizata ka potencialin ekspertizen dhe burimet per te siguruar nje kontribut te vecante ne mbeshtetje te perpjekjeve kombetare ne disa fusha prioritare ne vecanti ne fushen e luftes kunder korrupsionit trafikimit njerezor forcimit te shoqerise civile ne asistimin e reformes gjyqesore dhe mbi te gjitha ne permiresimin e marredhenieve nderetnike tha Topi. Sipas tij misionet ne terren kane luajtur nje rol historik te pamohueshem. Keto misione kane sherbyer si instrumente ne menaxhimin e situatave te krizes dhe forcimin e dialogut midis paleve. Prania e gjere e OSBE-se ne Ballkanin Perendimor aktualisht me 7 misione ne terren duhet konsideruar si nje aset ne rrugen e rajonit drejt konsolidimit te sigurise dhe stabilitetit afatgjate te tij. Ne debatin dyditor qe u zhvillua ne Kazakistan mes lidereve boterore per kursin qe duhet te ndjeke ne te ardhmen OSBE Bamir Topi tha se kjo organizate nuk mund te rrije indiferente ndaj qytetareve ne vendet ku mohohet vota e lire dhe atyre qe jane mes konflikteve dhe trafikut te qenieve njerezore. Individet te cileve u mohohet vota e lire ata qe vuajne barren e konflikteve te ngrira dhe trafikun e qenieve njerezore grupet e pambrojtura qe perballen me intolerancen apo diskriminimin etnik a fetar qytetareve qe u mohohen te drejtat e njeriut dhe lirite themelore ne kundershtim me angazhimet e OSBE-se shohin nga kjo organizate me shprese dhe pritshmeri te larte. Ky samit dhe OSBE-ja nuk mund te qendrojne indiferente kundrejt ketyre sfidave te sigurise tha me tej kreu i shtetit. Gjate fjales se tij Presidenti Bamir Topi u ndal edhe ne ceshtjen e Kosoves. Sipas tij pavaresia e Kosoves eshte ne pajtueshmeri te plote me te drejten nderkombetare. Shqiperia mbeshtet dialogun e drejtperdrejte Kosove-Serbi si dy shtete te pavarura dhe sovrane per ceshtje teknike me interes te perbashket nje dialog qe duhet te udhehiqet nga parimet e Dekalogut te Aktit Final te Helsinkit vecanerisht te respektimit te integritetit territorial e sovranitetit dhe fqinjesise se mire tha me tej Presidenti Topi. Ngerci politik te zgjidhet ne Parlament
Kreu i Prezences se OSBE-se ne vendin tone Eugen Wollfarth tha nga Kukesi se pret qe kriza politike te zgjidhet ne Kuvend. Une besoj se ngerci politik do te zgjidhet nga bisedimet ne Parlament tha Wollfarth duke shtuar se lidhur me reformat e ardhshme kishte ende nevoje per bisedime. Duhet ende te bisedohet per faktin se cfare reformash do te vendosen ne krye te axhendes dhe qe do te zbatohen tha ai. Ne viziten e tij te pare ne Kukes pas marrjes se detyres se shefit te prezences se OSBE-se ne Shqiperi ambasadori Wollfarth ka vizituar qendren e sherbimeve sociale ku u prit nga kryetari i Bashkise Hasan Halili dhe drejtues te tjere. s.d
ADI SHKEMBI