Topi-Obama diskutohet zhvillimi demokratik i rajonit

Presidenti i Republikës Bamir Topi ndodhet në Varshavë ku po merr pjesë në takimin e 17-të të Presidentëve të Europës Qendrore në të cilin merr pjesë edhe presidenti amerikan Barack Obama.
Në tryezën e rrumbullakët, presidenti Topi i shprehu homologut amerikan mirënjohjen që SHBA kanë dhënë në integrimin euroatlantik të Shqipërisë. Ai theksoi nevojën e një mbështetje të mëtejshme në fusha ende të brishta për vendin, siç janë korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Kosova ishte një tjetër çështje diskutimi, ku presidenti theksoi ndryshimet në Ballkan pas shpalljes së pavarësisë dhe vizionin e përbashkët të të gjitha vendeve për t’u anëtarësuar në BE dhe NATO. Ndërsa presidenti amerikan, Barack Obama vlerësoi hapat përpara që ka bërë rajoni sa i takon demokracisë.
Delegacioni shqiptar u prit nga presidenti polak, Bronislav Komorovski. Të dyja palët diskutuan mbi zgjerimin e BE-së dhe mbështetjen e Polonisë në këtë drejtim. Presidenti zhvilloi edhe një takim me homologen e tij nga Kosova, Atifete Jahjaga, ku diskutuan mbi një vizitë të shpejtë të kësaj të fundit në Shqipëri.