E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhoma Amerikane e Tregtise feston 10-vjetorin e krijimit

Nje dekade qe nga krijimi i Dhomes Amerikane ne Shqiperi. Ky 10-vjetor eshte festuar me nje aktivitet ku te ftuar ishin ambasadori amerikan ne Shqiperi Aleksander A. Arvizu zvendeskryeministri Ilir Meta dhe biznese anetare te kesaj Dhome. Fjalen e hapjes e mbajti Presidenti i Dhomes Amerikane te Tregtise Robert Wood i cili beri edhe prezantimin e axhendes se biznesit te kesaj dhome fryt ky i nje sondazhi me bizneset. Ne kete axhende jane klasifikuar edhe disa nga pikat me te rendesishme qe do te debatohen me qeverine. Anetaret e Dhomes Amerikane te Tregtise i prezantuan zyrtarisht zevendeskryeministrit dhe ambasadorit te SHBA-ve axhenden e biznesit te Dhomes. Shpresojme qe te fillojme te punojme shpejt me qeverine shqiptare per ta vene ne praktike kete axhende. Ky eshte nje produkt i yni sepse ne te ndodhen te gjitha shqetesimet dhe prioritete qe do te ndjeke nga afer ne te ardhmen Dhoma. Ne kete axhende jane paraqitur qarte dhe konkretisht te gjitha ceshtjet qe lidhen me sistemin ligjor fiskal dhe ate te taksave probleme te zhvillimit ekonomik dhe te luftes kunder informalitetit dhe korrupsionit u shpreh Wood. Sipas tij ne kete 10-vjetor Dhoma vjen me nje axhende per te ecur ne nje nivel te ri pasi tashme eshte e konsoliduar si strukture dhe kjo fale anetareve te saj. Nderkohe qe kete 10-vjetor e ka pershendetur edhe zevendeskryeministri dhe ministri i Ekonomise Ilir Meta i cili ka garantuar se zeri i ketij institucioni ka rendesi te vecante per qeverine. Me Dhomen Amerikane te Tregtise si anetare shume aktive ne Keshillin Konsultativ te Biznesit si forumi me i rendesishem i partneritetit midis qeverise shqiptare dhe komunitetit te biznesit te gjithe anetaret e organizates duhet te jene plotesisht te bindur se interesat tuaja dhe te kompanive qe perfaqesoni jane te percjella ne menyren me te mire profesionale prane vendimmarrjes qeverisese u shpreh Meta. Per ambasadorin amerikan Aleksander A. Arvizu 10-vjetori i Dhomes Amerikane te Tregtise ka rendesi te vecante. Vleresoj punen e kesaj Dhome. Mbase ndryshimet ne keto 10 vjet nuk kane qene shume te medha por sigurisht ato jane te dukshme dhe kjo fale punes qe kane bere palet u shpreh ambasadori.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›