Beja takon kreun e Komitetit te Puneve te Jashtme ne Dumen Ruse
Tirane 17 dhjetor NOA- Kreu i Komisionit kuvendor per Politiken e Jashtme Fatos Beja priti sot Kryetarin e Komitetit te Puneve te Jashtme ne Dumen Ruse Kostantin Kozacov dhe delegacionin qe e shoqeronte.
Biseda u perqendrua ne forcimin e marredhenieve midis dy vendeve.
Kozacov vleresoi progresin qe Shqiperia ka bere vitet e fundit dhe pergezoi per heqjen e vizave me vendet e hapesires Shengen duke nenvizuar se ky eshte nje objektiv per te cilin po punon edhe Rusia.
Kryetaret e Komisioneve te Jashtme te Shqiperise dhe Rusise u angazhuan per mbeshtetjen e te gjitha nismave legjislative per forcimin e bashkepunimit midis dy vendeve ne fushen ekonomike ate te kultures arsimit turizmit etj.
Nga ana e tij Beja kerkoi qe edhe Rusia te heqe vizat per qytetaret shqiptare si nje nxitje e metejshme ne kete drejtim.
Ne kete kuader Beja permendi se heqja e vizave nga ana e Shqiperise per qytetaret ruse brenda nje viti ka 6-fishuar numrin e turisteve ruse qe vizitojne Shqiperine.
a.y/NOA