Topi: PS në Kuvend, kaq ishte detyra ime

Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi ka deklaruar se tani që opozita është bërë pjesë e Parlamentit ka përfunduar edhe detyra e tij si negociator mes palëve. Në një intervistë për Deutsche Welle Topi theksoi se tryeza e mbledhur prej tij pati një rezultat konkret dhe partitë politike tani duhet të bashkëpunojnë për reformat e mëdha.
"Për sa kohë që opozita është në parlament, unë e shikoj të tepërt një lloj interference për t'i thënë: ejani bisedoni. Ato natyrisht ato janë duke biseduar, po debatojnë dhe janë në parlament dhe besoj që atje duhet të gjejnë zgjidhje midis tyre" theksoi Topi.
I pyetur rreth protestave të opozitës Topi ka theksuar se është në të drejtën e opozitës që të protestojë dhe është një nga opsionet e betejës demokratike.
"Mendoj që përtej protestave partitë politike, do të kenë koshiencën që edhe të kenë rezultate konkrete në bashkëpunimin midis tyre. Nuk mund të bëj koment për protestat, sepse duke pasur një eksperiencë të gjatë politike - edhe unë kam protestuar kur kam qenë pjesë e një formacioni politik - kështu që askush nuk mund të kontestojë të drejtën për të protestuar, por jam i bindur, që edhe protestat do të realizohen brenda kuadrit ligjor, që vetë politika i ka aprovuar, i ka përpunuar, dhe duhet t'i pranojë si të tilla" theksoi Topi.