E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS apel qytetarëve:çdo ditë një protestë

Partia Socialiste i është drejtuar sërish sot qytetarëve me apelin për të marrë pjesë në protesta kundër pushtetit të keqqeverisjes. Thirrja është bërë nga deputetja socialiste Arta Dade, e cila në emër të PS-së u është drejtuar shqiptarëve të bashkohen në protestat për t'i dhënë fund keqqeverisjes që buron nga deformimi i vullnetit të lirë të votës së 28 qershori.
"Kur një pushtet deformon e grabit vullnetin e zgjedhësve për t'u kthyer në një kastë që pasurohet në kurriz të qytetarëve, një popull i emancipuar ka të drejtën e detyrimin që t'i thotë këtij pushteti ndal, me çdo formë demokratike. Prandaj sot Partia Socialiste u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që t'u bashkohen protestave tona të pandalshme"- tha Dade.
Ajo ka ftuar shqiptarët që t'u bashkohen protestave të PS anembanë Shqipërisë për t'i dhënë fund pushtetit të korruptuar dhe arrogant të Sali Berishës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›