E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë,1 i dyshuar për vrasësin e Elton Lulos

Policia e Tiranës ka një të dyshuar për vrasjen e 29 vjeçarit Elton Lulo i cili gjeti vdekjen pasi u qëllua me katër plumba në një lokal në zonën e Tiranës së Re, në kryeqytet. Burime nga policia bënë të ditur se motivi i vrasjes së të riut ku mbeti i plagosur edhe shoku i tij 28 vjeçari Bledar Caca ka qenë prishja e pazareve të lëndës narkotike. Mësohet se nga hetimete e uniformave blu rezulton se viktima përveç se punonte si badigard në një nga lokalet e natës ushtronte edhe veprimtari të jashtëligjashme duke shpërndarë drogë në lokalet e ish bllokut. Kjo pistë e policisë ka sjell më pas edhe një të dyshuar ku për të cilin ka prova të mjaftueshme. Vrasja ka ndodhur ditën e hënë në një lokal në afërsi të sheshit "Wilson" ku Lulo ka qene i ulur së bashku me shokun e tij duke pirë kafe. Më pas ka hyrë në lokal një djalë i gjatë që mbante në kokë një kapele dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Elton Lulos duke e lënë të vdekur në vend dhe plagosur shokun e tij i cili është dërguar në spitalin ushtarak të Tiranës ku pasi ka marrë ndihmën e parë është marrë në pyetje nga policia ku ka treguar ngjarjen dhe më pas policia nga hetimet ka identifikuar edhe autorin i cili tashmë është shpallur në kërkim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›