Topi: Partitë, detyrim për debate dhe jo për dhunë
TIRANE-Presidenti i Republikës, Bamir Topi kritikoi dje shumë ashpër partitë politike për fushatën elektorale të 8 majit, në të cilën po vihen retorika dhe jo projekte konkrete zhvillimi.
Në ceremoninë e dekorimit të disa prej figurave që janë spikatur ditën e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, Topi e shfrytëzoi për të dhënë një mesazh qartë dhe kumbues për klasën politike. “Është momenti që t’u bëhet thirrje të gjithëve. Është tepruar ndoshta me këtë fjalë t’u bëjmë thirrje, thirrje, thirrje’. Jo, është detyrim. Secili ka detyrim, se nuk besoj të marrë njeri ndonjë injeksion që të futet me detyrim në politikë. Jo, ka hyrë me dëshirë. Por, kur të futesh në politikë, duhet të dish minimalisht të jesh i sinqertë dhe u bëj thirrje të gjithëve që politika të jetë e sinqertë. Të jetë e sinqertë, të bëjë debatin real dhe mbas debatit të ketë produkt! Kjo është arsyeja që vazhdimisht, në mënyrë shumë frekuente dhe gjatë këtyre ditëve, unë kam bërë apel për 8 majin. 8 maji është dita e rinovimit të pushtetit vendor”, - tha Topi.
Kreu i shtetit ndërkohë kërkoi që partitë politike, si PS-ja dhe PD-ja duhet të futen në zgjedhje dhe të pranojnë rezultatin që do të prodhojë vota e zgjedhësve më datën 8 maj. “Partitë demokratike, sipas rregullit në demokraci, të futen në garë, të respektojnë rregullat, të pranojnë rezultatin dhe qytetari e ndjen që këtu mbyllet një etapë, për të filluar një etapë tjetër, që, ata që kanë marrë votën e qytetarit t’i shërbejnë qytetarit. Dhe ky shërbim nuk është falas, sepse qytetari është i mbushur me dhjetëra taksa. Pra, nuk është se politikanët na kanë në dorë jetën ne të gjithëve, si qytetarë. Jo, kanë detyrimin për ta administruar taksën, sepse kështu është rregulli i demokracisë”, - deklaroi kreu i shtetit.
Ndërsa nuk ka ka ngurruar të shprehë shqetësimin e tij në lidhje me bllokimet që po i bëhen këshillave bashkiakë nga partitë, duke përmendur këtu edhe debatin e ashpër politik mes demokratëve dhe socialistëve për unazën e madhe të Tiranës.
Sipas tij këshilltarët “janë atje për t’i shërbyer qytetarit dhe ky është apeli im sot”. “Jo, dhunë, por debat! Njeriu i qytetëruar bën debat, njeriu i qytetëruar punon me projekte. Njeriu i qytetëruar dhe politikani i qytetëruar ballafaqon projektet. Nuk bën premtime të çastit. I ka kaluar koha premtimeve të çastit. Sot ka ardhur momenti të paraqesim projekte madhore, dhe Tirana, Durrësi, Korça, Gjirokastra, Vlora, Shkodra, të gjitha kanë nevojë për projekte madhore. Dhe projektet madhore i bëjnë njerëzit e kualifikuar, njerëzit politikanë, qytetarë, njerëz me vizion”, theksoi presidenti.
(d.b/GSH/BalkanWeb)