Skemë e re pagash për 5 institucione
TIRANE-Qeveria përcakton nivelin e pagave të drejtuesve dhe nëpunësve për pesë institucionet e reja të krijuara.
Në vendimin më të fundit, Këshilli i Ministrave ka miratuar skemën e pagave për Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, Agjencinë Kombëtare të Provimeve, Organin Kombëtar të Investigimit të Aksidenteve/Incidenteve Ajrore në Aviacionin Civil, Teatrin Kombëtar të Komedisë, Komisionin Shtetëror të Ndihmës Juridike.
E perditshmja Gazeta Shqiptare ben te ditur se titullari i institucionit do të ketë një pagë që shkon në 105.00 lekë, duke përfshirë rritjen 2% për vjetërsinë e punës. Ndërsa drejtorit të drejtorisë do t’i shkojë paga në 88.000 mijë, pa përfshirë vjetërsinë e punës. Qeveria ndërkohë ka ndryshuar dhe mënyrën e pagesës për nëpunësit e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara dhe për Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Ndihmës Juridike.
(d.b/BalkanWeb)