Topi Partite te marrin parasysh apelet qe u jane bere
Presidenti Bamir Topi i beri dje thirrje klases politike te marre parasysh apelet qe i jane bere per zgjidhjen e krizes politike. Kete deklarate kreu i shtetit e beri nga qyteti i Librazhdit ku zhvilloi nje takim me pushtetin vendor. Institucioni qe une perfaqesoj eshte nje institucion i cili gjithmone ka ndare pergjegjesi edhe me institucione te tjera ka dhene apele te domosdoshme te vazhdueshme dhe per rregullimin e klimes politike ne Shqiperi. Natyrisht apelet mbeten apele por eshte shume e rendesishme qe keto apele te absorbohen nga partite politike sepse ne nje republike parlamentare sikurse eshte Shqiperia pjesen kryesore te vendimmarrjes e kane partite politike tha Topi. Une i drejtohem klases politike shqiptare partive politike parlamentare te gjithe aktoreve vendimmarres qe ta marrin sikurse e deklaruan me nje sens te larte pergjegjesie edhe raport-progresin e Komisionit Europian per te korrigjuar pikerisht ata elemente qe kane te bejne me bashkepunimin vijoi me tej kreu i shtetit. Sipas tij formulen e zgjidhjes e dine nga ai i pari deri te qytetari me i thjeshte duke shtuar se nese ka komunikim gjerat zgjidhen. Gjate qendrimit ne Librazhd kreu i shtetit uroi qytetaret per diten e clirimit te qytetit. Me pas ai vizitoi qendren spitalore te qytetit ku eshte njohur nga afer me kushtet e te shtruarve si dhe eshte informuar per punen e bere ne drejtim te perkujdesjes shendetesore per pacientet permiresimin e kushteve dhe furnizimin me ilace per te semuret. Topi zhvilloi nje vizite ne nje ndermarrje private ku prodhohet vera.