E Diel, 1 Nëntor 2026

Asambleja shtyn votebesimin e kryesise socialiste

/ /

Sipas tij nuk eshte situata politike per te votebesuar anetaret e forumeve. Kjo i dashur Bashkim nuk eshte nje kohe normale dhe sfida jone eshte sot nje tjeter nderkohe qe lerme te besoj se kjo qasje imja ne dukje jonormale sot eshte e duhura per ti dhene mundesine gjithsecilit qe ne kete beteje kaq te madhe aspak normale per te vetmen shprese te shqiptareve sot te nxjerre nga vetja me te miren ne sherbim te Partise Socialiste. Ja pse nuk dua te veme re sot kush nder ne ketu ne asamble kryesi sekretariat ka munguar ne mbledhjet takimet protestat tona te gjithe kesaj kohe te mbingarkuar me veshtiresi e mundime te medha apo ka bere edhe te kunderten e asaj qe kemi bere te gjithe duke shkuar edhe pertej faktit te natyrshem qe jo te gjithe i kemi menduar te tera njesoj u shpreh Rama dje gjate mbledhjes se asamblese. Madje kreu socialist beri apel per nje bashkim te socialisteve te larguar nga Partia Socialiste. Sot me duket dita per te vene re kush mungon ne tryezen e opozites se bashkuar. Dita per ta ftuar nga kjo foltore Petro Kocin qe ta perfaqesoje ne ate tryeze partine e tij te te gjithe socialisteve te larguar a te munguar ne kete partine tone te madhe por dhe te Dashamir Shehit qe te jape mendimet dhe propozimet e tij ne tryezen opozitare u shpreh Rama. Gjate mbledhjes se Asamblese disa figura te njohura ne kete forum si Servet Pellumbi apo Bashkim Fino kerkuan nje pozicion sa me te qarte te PS-se por dhe forumeve te saj. Profesori i socialisteve kerkoi heqjen dore nga bojkoti dhe gjetjen e nje zgjidhjeje kompromisi per te dale nga kriza ndersa i kerkoi PS-se te vendose kontakte me te mira me elektoratin dhe bazen e partise per te marre mendimet dhe per te pare se cmendojne ata. Pellumbi ka kerkuar edhe nje orientim me te qarte te PS-se ne politikat e saj qe ato te mos jete edhe majtas edhe djathtas. Ndersa anetari i kryesise socialiste mesohet te kete kerkuar gjate fjales se tij nje kontribut me te madh te PS-se per shtresat qe ajo duhet te perfaqesoje. Ndersa propozuesi i votebesimit te kryesise Bashkim Fino pranoi propozimin e kreut socialist per te mos hyre ne proces votebesimi por kerkoi qe fjala e kryetarit te kuptohet si program pune ku anetaret e forumeve qendrore do te jene nen monitorim te aktivitetit te tyre. Por ne fund te mbledhjes kreu socialist propozoi dhe ngritjen e disa komisioneve te asamblese kombetare te cilat u interpretuan dhe si struktura paralele me sekretariatin e PS-se. Rama propozoi Bashkim Finon ne krye te Komisionit per Pushtetin Vendor Armando Subashin ne Komisionin per Administrimin Zgjedhor Maqo Lakrorin ne krye te Komisionit per Administrimin dhe Menaxhimin e Burimeve Njerezore Ditmir Bushatin ne Komisionin per Analizen Politike dhe Strategjine Elektorale si dhe Arben Ahmetajn ne Komisionin per Marredheniet me Grupet e Interesit. Diskutimet ne Asamblene Kombetare

Servet Pellumbi Duke u nisur nga konkluzioni i raportit te KE-se ketu nuk behet fjale per dobesi por per cenim te rende per themelet e demokracise shqiptare dhe per te cilat duhet te dalin pergjegjesite. Mbi kete baze jane percaktuar dhe 12 kushtet qe ka vendosur KE. Pervec pergjegjesive te maxhorances PS duhet te shohe dhe pergjegjesite e veta ne kete situate me qellim daljen nga kriza dhe gjetjen e nje zgjidhjeje. Mendoj se nuk eshte nevoja te behen bojkote te gjata si ai qe u be por duhet te gjendet nje zgjidhje kompromisi. Une e pershendes propozimin e kryetarit per hetimin e zgjedhjeve te shkuara permes materialeve zgjedhore por per kete propozim te ri duhet te sqarohet dhe baza dhe opinioni opozitar se kjo oferte behet ne zbatim te raportit te KE-se. Ne Shqiperi nuk funksionon demokracia. Berisha kerkon te aplikoje ne Shqiperi modelin Putin qe te qendroje gjithnje ne pushtet dhe opozita gjithe kohen ne opozite. Ndersa PS ndryshon nga PD. Por ajo duhet te jete sa me e qarte ne orientimin e saj dhe te jete e fokusuar tek qytetari dhe fermeri. Nuk duhen ngaterruar politikat dhe qendrimet pertej te majtes dhe te djathtes sepse kjo sjell corientim ndersa partia duhet te zbrese ne baze per te pare nga afer se cmendojne njerezit.
Edi Rama Nuk behet fjale per ate ndarje klasike mes te majtes dhe te djathtes. Ajo qe ne themi eshte se politikat qe duam te aplikojme te prekin dhe perfaqesojne interesat e sa me shume qytetareve si majtas ashtu dhe djathtas.
Qemal Minxhozi shte shume e rendesishme qe kesaj radhe po merremi me veten pasi ka nje vit e gjysme qe nuk funksionon kryesia e PS dhe nese kjo nuk funksionon kjo krijon probleme dhe ne bazen tone. Prandaj kjo ka qene terhiq e lesho. shte shume mire qe te gjithe te jemi se bashku. Nese ne do jemi mes vetes te percare eshte e kote te mendojme se do fitojme. Bazuar ne fjalen e kryetarit une shoh nje mundesi dashamirese bashkepunimi me anetaret e kryesise apo dhe sekretaret. Me propaganden qe bejme ne duhet te jemi me konkrete duke e shoqeruar kritiken ndaj qeverise me alternativen tone per te qeverisur ndryshe nga Sali Berisha. Ne duhet te dalim me propozime konkrete si do te zgjidhim problemin e papunesise apo menaxhimit te sektorit energjetik arsimit apo dhe shendetesise. Per te bere nje opozite realiste me alternativa dhe nje qeverisje te suksesshme na duhet te afrojme me shume eksperte dhe specialiste te fushave te ndryshme.
Edi Rama Ne kemi dhene alternativat tona sesi gjerat behen me mire por kjo ka ndodhur gjate fushates elektorale. Ndersa per ceshtjen e eksperteve ju e dini shume mire se programi politik dhe qeverises u punua me ekspertet me te mire tanet dhe te huaj me pare permes grupeve te punes se Fondacionit Qemal Stafa pastaj dhe me ekspertet e huaj.
Erion Brace Partia Socialiste nuk duhet te zhgenjeje zgjedhesit e saj. Ne duhet te jemi qartesisht parti e majte dhe te mos konfondohemi ne mbrojtes te interesave te biznesit te te djathtes por te ruajme profilin tone te paster te majte. Ne jemi parti qe pretendojme te vijme ne pushtet por ne kete qeverisje kujt do ti sherbejme shtreses se varfer dhe te mesme aty ku mbeshtetet e majta apo te pasurve dhe biznesmeneve
Ermelinda Meksi Kryetari me mallengjeu me fjalimin e tij. E verteta eshte se e prisja prej vitesh kete fjalim. Ne punen dhe aktivitetin tone ne duhet te dime se kush ben cfare qe secili te pergjigjet per punen qe ben. Meqenese kemi edhe anetare te rinj nuk duhet qe te kete dublime brenda Asamblese Kombetare per ngarkimin e detyrave. Strategjia e vizioni i shprehur i PS gjitheperfshirja eshte nje vlere qe e kemi pasur dhe e kemi si parti. Duke vleresuar kontributet e Moikom Zeqos do te ishte mire qe ai te ishte anetar i Asamblese kombetare.
Edi Rama Numri i anetareve qe kooptohen eshte i limituar ne baze te statutit por ai fare mire mund te zgjidhet per ne Asamblene Kombetare ne kongresin e ardhshem te PSSH.
Bashkim Fino Meqenese u mallengjye zonja Ermelinda une po e terheq fare fjalimin tim dhe nuk ka kuptim tashme pas fjales se kryetarit qe te kerkoj votebesimin e kryesise. Ajo qe beri sot kryetari ishte dhe qellimi yne i pjeses derrmuese te Asamblese. Ne nuk kemi kerkuar kurre qe nga kryesia te ikin 5-6 vete dhe te vijne po aq te tjere. Kete ceshtje nuk e kemi futur ne raport personal. Ne kemi kerkuar qe te gjithe bashke te forcojme radhet te punojme te gjithe bashke per te luftuar Berishen. Nuk kam pasur asgje personale me askend. Ky ishte qellimi yne dhe ketij qellimi donim ti bashkengjitnim dhe kerkesen per votebesim te kryesise. Fjalen dhe apelin e kryetarit une e kuptova si nje program pune per te gjithe per kryesine dhe sekretaret. Urime pune te mbare dhe ketu jemi prape

Aristir Lumezi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›