Topi-Parvanov për Korridorin 8-të: Projekt i rajonit
Te dy presidentet Presidenti Bamir Topi dhe homologu bullgar Georgi Parvanov deklaruan sot se “Korridori i 8-te eshte i nje rendesie te madhe dhe perfundimi i projektit gjigand do te afronte me shume vendet e rajonit”.
TIRANE-Shqipëria dhe Bullgaria konsiderojnë se Korridori 8 do të bashkojë fuqimisht vendet e rajonit mes tyre. Te dy presidentet Presidenti Bamir Topi dhe homologu bullgar Georgi Parvanov deklaruan sot se “Korridori i 8-te eshte i nje rendesie te madhe dhe perfundimi i projektit gjigand do te afronte me shume vendet e rajonit”.
"Korridori 8-te eshte shume i rendesishem dhe do te sjelle vetem efekte pozitive, qofte ne levizjen e mallrave, infrastrukturen por edhe ne percjelljen e gazit dhe naftes", u shpreh kreu shqiptar, Bamir Topi në konferencën e përbashkët për shtyp mbajtur sot në në ambientet e Pallatit të Brigadave .
Sipas kreut të shtetit shqiptar, korridori jo vetem qe afron vendet e rajonit, por edhe Shqiperine me BE-ne, duke qene se Bullgaria eshte vend anetar i Unionit. Me kete rast Topi kerkoi nga Parvanov qe te loboje per realizimin e ketij projekti.
Nga ana e tij Parvanov konfirmoi se per projekti gjigand ka benefite te medha. Pas takimit të dy krerëve të shtetit, presidenti Topi deklaroi në një konferencë se marrëdhëniet e Shqipërisë me Bullgarinë janë në nivele të mira, por sipas Topit këto marrëdhënie duhet të konkretizohen në intensifikimin e mëtejshëm si dhe në thellimin e shkëmbimeve tregtare.
Si nivel të mirë të këtyre marrëdhënieve, kreu i shtetit shqiptar, ka përmendur ratifikimin nga ana e Bullgarisë të protokollit të anëtarësimit të NATO-s dhe nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim Asoccimit të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Prania ime këtu është dëshmi për mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Gëzohem që së shpejti do të jemi jo vetëm vende mike, por edhe vende aleate”-theksoi presidenti bullgar Parvanov.
Parvanov lajmëroi se së shpejti me iniciativën e tij do të mbahet një Samit i madh i rëndësishëm në Selanik të Greqisë ku do të kërkohet që Ballkani Perëndimor të integrohet në NATO dhe BE.
Presidenti Topi i ka kërkuar Bullgarisë liberalizimin e vizave për shqiptarët. “Sa më shpejt të jetë e mundur të kemi liberalizim total të vizave, në mënyrë që çdo qytetar shqiptar të ketë mundësi të lëviz lirisht”-theksoi Topi gjatë konferencës.
(d.b/BalkanWeb)