E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Pavarësia e Kosovës i kontribuoi paqes në rajon

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP) në Stamboll u shpreh se pavarësia e Kosovës kontribuoi në rritjen e paqes e stabilitetit në rajon.
Kreu i shtetit theksoi gjithashtu se "nismat dhe tryezat tona, në përmbushje të qëllimit që na bashkon, janë dëshmitare të proceseve integruese dhe te raporteve jo vetëm politike që Bashkimi Evropian zhvillon me Republikën e Kosovës".

Më tej, Topi u shpreh se Shqipëria ka mbështetur dhe do të vijojë të mbështesë përfshirjen, përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në nismat rajonale dhe ato shumëpalëshe, si dhe proceset integruese të saj dhe të të gjitha vendeve të rajonit për t'u anëtarësuar në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›