Grossruck: Nëse PS është në Kuvend, s'ka krizë
Zëvendës presidenti i asamblesë së OSBE-së,Wolfgang Grossruck ka zhvilluar një takim me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Zoti Grossruck u shpreh se për sa kohë PS merr pjesë në punimet e Kuvendit nuk ka krizë. "Vendi i opozitës është në Kuvend dhe jo në rrugë. Ne mirëpresim rikthimin e opozitës në Kuvend", theksoi ai. Zoti Grossruck vlerësoi gjithashtu edhe miratimin e rezolutës së PE-së për heqjen e vizave.