E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Votimi i rezolutës, historik

Pak minuta pas miratimit të rezolutës nga Komisionit të Jashtëm në PE për integrimin e Shqipërisë, kryeministri Berisha tha në mbledhjen e qeverisë se vota për rezolutën është historike. Ai pohoi se miratimi i rezolutës është një arritje madhore në procesin e heqjes së vizave.

"Dita e sotme shënon një arritje madhore në procesin e heqjes përfundimtare të vizave, proces në të cilën sipas Traktatit të Lisbonës, Parlamenti Evropian ka një zë përcaktues. Vota e sotme në PE ishte vlerësim i ndershëm dhe miqësor i të gjitha përpjekjeve të kësaj qeverie, por jo vetëm të qeverisë por të të gjitha institucioneve që me përkushtim të madh kanë punuar për të konkretizuar të gjitha kërkesat e udhërrëfyesit të KE-së për heqjen e vizave", u shpreh Berisha.

Duke iu referuar liberalizimit të vizave, Berisha deklaroi se qeveria shqiptare ka marrë me seriozitet 3 porositë e KE-së dhe ka punuar për plotësimin e tyre. Duke u ndalur këtu, kryeministri tha se në korrik do të vijnë përfaqësues të KE-së për të parë si janë plotësuar kriteret.
"Gjatë korrikut do vijnë edhe një herë përfaqësues të Komisonit që funksionin në parimin e Shën Thomait, vjen e i prek gjërat vetë dhe ne jemi shumë të kënaqur me këtë", u shpreh Berisha."Ata do vijnë te agjencitë tona dhe do konstatojnë seriozitetin me të cilën kemi marrë porositë e tyre", vijoi ai.
Sipas Berishës,një nga kërkesat kryesore që ishte strategjia për integrimin e të riatdhesuarëve është plotësuar.
Po ashtu, kreu i qeverisë garantoi se lufta me vendosmëri për zbatimin e ligjit të konsfiskimit të pasurive të krimit të organizuar po njeh nivele të reja. Kryeministri theksoi se asnjë shtetas shqiptar nuk do qendrojnë në vendet e BE-së më shumë se 90 ditë.

Berisha kërkoi gjithashtu edhe përfshirjen e emrave të njohur të letërsisë pas viteve '90 në bibliotekat e shkollave .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›