Topi: Pergjimi, ceshtja ne dore te prokurorise
Presidenti Bamir Topi, reagon ndaj videos se bere publike midis numrit dy te qeverise, Ilir Meta dhe ish-ministrit te Ekonomise, Dritan Prifti, duke u shprehur se tashme eshte detyre e prokurorise te zbardhe kete ceshtje. Nga qyteti i Pogradecit ku ndodhej per nje vizite pune, kreu i shtetit u shpreh se inkurajon prokurorine qe te beje transparence. "Pra, inkurajoj prokurorine te beje punen e saj, te hetoje dhe te beje transparence hap pas hapi, sepse ka mjaft ngjarje, qe kane nje sensibilitet te larte publik, me te drejte, dhe keto ngjarje duhet patjeter te certifikohen hap pas hapi, qofte ne sensin e pohimit te gjerave, qofte ne sensin e kontestimit te gjerave",-tha Topi. Sipas tij, eshte e nevojshme qe te respektohen institucionet, shteti ligjor dhe vetem atehere do te shkohet ne parametrat e shtetit te se drejtes. Komentet politike pastaj nuk me takojne mua t'i bej, u takojne te tjereve. Per sa i perket ceshtjes se imunitetit, kjo ben pjese ne vleresimet politike. Une jam President i Republikes dhe i trajtoj ceshtjet me shume rigorozitet ne sensin ligjor dhe institucional. Fakti qe kjo ceshtje eshte ne dore te Prokurorise, pra, le ta leme Prokurorine te punoje, por edhe te beje transparence, transparence ne te gjithe procesin", beri te qarte kreu i shtetit. Nga ana tjeter, Presidenti komentoi edhe hetimin e ceshtjes se Gerdecit, qe eshte ende ne proces hetimi. "Ka nje kontroll te fundit nga perfaqesues te inspektoratit te Keshillit te Larte te Drejtesise dhe besoj qe pas dy tre ditesh do te keni nje komunikim te drejtperdrejte per kete, nje informacion te plote ligjor lidhur me kontrollin, me situaten. Sigurisht qe ceshtjet qe kane te bejne me ngjarje, sikurse eshte ceshtja e Gerdecit, patjeter qe kane edhe nje ndjeshmeri te larte publike", u shpreh Topi.