E Shtunë, 31 Tetor 2026

Freedom House Liria ka pesuar renie ne shkalle globale

Organizata Freedom House qe vezhgon lirite politike dhe civile thote se liria ka pesuar renie ne shkalle globale ndersa regjimet autoritare po grumbullojne me shume pushtet dhe po ndeshin me pak rezistence nga vendet demokratike.

Ne raportin vjetor te botuar sot Freedom House thote se gjate 2010 liria ne bote persoi renie per te pestin vit rresht.

Nje prej drejtuesve te organizates Arch Puddington tha se nje prej incidenteve me te renda te vitit te kaluar ishte qendrimi i Kines ndaj fituesit te cmimit Nobel te paqes Liu Shiao Bo.

Asnje qeveri tha zoti Puddington madje as ish Bashkimi Sovjet ose Gjermania Naziste nuk kane mbajtur nje qendrim te tille kaq perbuzes ndaj cmimit te paqes.

Po ashtu ai tha se viti 2010 ishte nje vit vecanerisht dekurajues ne Rusi sic u pa me denimin ish manjatit te naftes dhe kritikut te kremlinit Mikhaial Khordorkovski.

Raporti po ashtu kritikon ligjet e miratuara ne Venezuele qe e lejojne presidentin Hugo Chavez te qeverise me dekrete.

Ne se demokracise e botes nuk ngrejne zerin tha zoti paddington despotet do te vazhdojne te forcohen.

Shqiperia eshte renditur ne vendet pjeserisht te lira duke marre 3 pike si per lirite politike ashtu edhe per ato civile. Kosova po ashtu klasifikohet si vend pjeserisht i lire duke marre 5 pike per lirite politike dhe 4 per lirite civile. Klasifikimi behet sipas nje shkalle prej 7 pikesh ku vendi qe merr nje pike ka lirine me te madhe dhe ai me 7 pike mungesen me te madhe te lirive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›