Topi: Përmirësimi i gjyqësorit, një sfidë për shoqërinë shqiptare
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, njëkohësisht Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, priti sot Kreun e ri të Misionit të Asistencës Ligjore të BE-së në Shqipëri, "EURALIUS III", Joakin Urias Martinez.
Gjatë takimit, Presidenti Topi vlerësoi misionin asistues ligjor të BE-së, "EURALIUS", i cili, me punën disa-vjeçare në Shqipëri ka dhënjë një kontribut të rëndësishëm, duke ndikuar në veprimtarinë e institucioneve shqiptare të drejtësisë, në reformimin e kuadrit ligjor, si dhe në përmirësimin e veprimtarisë së sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
Në këtë kuadër, Kreu i Shtetit vlerësoi se “projekti i ‘EURALIUS-it’ ështe një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të konsoliduar pushtetin gjyqësor në Shqipëri, duke qenë se beteja për drejtësi është e përditshme dhe universale".
Gjithashtu, ai theksoi se reformimi i sistemit të drejtësisë në përgjithësi dhe atij gjyqësor në veçanti është një nga sfidat që ka Shqipëria në procesin e integrimit të saj euroatlantik.
"Sistemi i drejtësisë është shtylla bazë e ndërtimit dhe funksionimit të shtetit të së drejtës dhe suksesi apo dështimi i tij ka si rezultat të drejtpërdrejtë suksesin apo dështimin e vetë modelit të shtetit dhe të institucioneve demokratike që ne duam të ndërtojmë", u shpreh Presidenti Topi.
Ai theksoi se "përmirësimi i veprimtarisë së pushtetit gjyqësor nuk është thjesht një kusht për integrimin e Shqipërisë, por është një sfidë për vetë shoqërinë shqiptare, duke e parë si një vlerë të rëndësishme që duam të arrijmë dhe jo thjesht si një detyrim ndaj demokracive ku dëshirojmë të integrohemi".
Presidenti Topi shprehu bindjen me këtë rast se projekte dhe raporte të tilla bashkëpunimi, si "EURALIUS-i", inkurajojnë proceset reformuese të drejtësisë dhe zgjidhjet e problemeve me të cilat përballet gjyqësori si rritja e pavarësisë dhe profesionalizmit, lufta kundër korrupsionit, çështja e imunitetit, e pronave, etj.
Në këtë kuadër, ai vuri në dukje problemet e shfaqura me vonesat në miratimin e ligjeve të rëndësishme për drejtësinë, plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë e Kushtetuese, etj.
Ndërsa duke u ndalur në veprimtarinë e KLD-së, Kryetari i Shtetit vuri në dukje faktin që ky Këshill është shprehur publikisht e në unison për heqjen e imunitetit të gjyqtarëve, që duhet të pasohet nga ndryshime kushtetuese dhe ligjore.
Nga ana e tij, Shefi i ri i misionit "EURALIUS III", vuri në dukje si mjaft pozitive eksperiencën e Shqipërisë në bashkëpunimin me misionet e BE-së. Z.Martinez, duke theksuar se takimet e “EURALIUS III” dhe ekspertëve të huaj do të vijojnë bashkëpunimet e ngushta me të gjithë drejtuesit dhe ekspertët shqiptarë të drejtësisë, u shpreh se do të ndiqen nga afër nevojat dhe problematika me të cilën përballet aktualisht drejtësia shqiptare, në interes të forcimit e konsolidimit të sistemit të drejtësisë në vend.
(d.b/BalkanWeb)