Topi: Politika duhet t`i largohet retorikës së ashpër
Politika duhet t`i largohet retorikës së ashpër, dhe të mos krijojnë asnjë situatë tensioni. Ky është mesazhi që është përcjellë sot nga presidenti Bamir Topi, pas takimit të mbajtur në Presidencë me trojkën e ambasadoreve. Presidenti apeloi për më tepër qetësi, bashkëpunim, ndërsa vuri në dukje se anullimi i vizitës së presidentit të KE-së, Hoze Manuel Barroso, që ishte parashikuar të zhvillohej në 20 maj, nuk është një shenjë e mirë për Shqipërinë, ndersa vonon axhendën europiane.
“Mos ardhja e presidentit të KE-së, Hoze Manuel Barroso, nuk është një shenjë e mirë, pasi cënohet axhenda europiane. Në Europë ne nuk shkojmë për disa politikanë, por për të gjithë popullin shqiptar”.
Presidenti theksoi se gjatë takimit është diktuar për zgjedhjet vendore të 8 majit, sikurse dhe pengesat e hasura.
Ne kemi diskutuar për situatën aktuale pas zgjedhjeve të 8 majit.
“Zgjedhjet ishin nje moment i rendesishëm per Shqipërinë dhe shqiptarët. Deshiroj të falenderoj të gjithe popullin shqiptar, i cili me koishience të plotë, mori pjesë masivisht në zgjedhje me një kulturë demokratike për tu pershëndetur.
Sikurse e ka dhe kodi zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese të realizuar me vullnetin e dy partive në 21 prill 2009, administrimi i procesit eshte një përgjegjësi e partive politike qe edhe KQZ-ja e ndërtoi ne menyre mbipartizane, pavaresisht nga kompozimi. Detyrimi nuk është vetem partiak por konstitucional” tha më tej presidenti.