KQZ, pritet vijimi i numërimit. Basha, kryeson
TIRANE- Per te katerten dite me radhe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet te vijoje hapjen e kutive dhe numërimin e fletëve të votimit të gjetura në kutitë e gabuara.
Ne mbledhjen e paradites, KQZ ka proceduar me ankesat e partive, duke shqyrtuar ankesen e LZHK per Bratajn e Vlores, per te cilen u vendos hapje e kutive te kontestuara me daten 23 maj.
Nuk ka ende konfirmim zyrtar se si do te procedohet per kutite e njesise 5 per bashkine e Tiranes, por kjo pritet te saqohet pasdreke.
Me gjithe kontestimet dhe kundershtimet e prera te opozites per veprim te paligjshem, KQZ do te vijoje proceduren e nisur per te permbyllur sa me shpejt nxjerrjen e nje rezultati zyrtar per bashkine e kryeqytetit.
Nga numerimi i fleteve te kontestuara, deri dje, në 89 kuti votimi, Lulzim Basha ka arritur të sigurojë 150 vota kundrejt 63 për Edi Ramën, duke kryesuar keshtu me 67 vota ndaj rivalit te tij socialist.
Dje u numeruan votat e hedhura gabim ne 40 kuti ne nje mblehdje maratone qe nisi ne mengjes e u mbyll ne oret e darkes. Pas hapjes se tyre Basha mori 70 vota, ndersa Rama 32 vota. Diferenca per tre dite numerim ishte 77 vota dhe po t’i zbriten kesaj shifre 10 vota te mbetura pas numerimit te kutise se fundit, Basha rezulton 67 vota ne avantazh.