Protesta para KQZ-së rifillon sërish në orën 18.00
TIRANE- Mbyllet protesta e paradites para KQZ-se, per te rifilluar serish ne oren 18.00.
Protestues, militante, mbeshtetes e deputetet te PS-se jane shperndare ne oren 13.00 per t”u mbledhur serish ne oret e pasdites.
“Nuk do te lejojme te vrasin endrren e shqiptareve”. Me keto fjale i eshte drejtuar protestuesve deputeti i PS-se, Namik Dokle, gjate fjales se tij ne protesten qe zhvillohet para ambienteve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.
Ai ka deklaruar se PS eshte e vendosur te mbroje te drejten legjitime, te drejten e votes, te cilen nuk ka pushtet dhe force qe ta mbaje nen diktat. “Ju jeni misionaret e medhenje te votes se lire, se ju e keni mbrojtur ate me shpirtin dhe zemren tuaj”- ka thene Dokle. Nderkaq protestuesit leshojne thirrje kunder KQZ-se, kreut te saj dhe kreut te qeverise.
Deputeti Pandeli Majko, duke perseritur paligjshmerine e veprimtarise se KQZ-se ka pyetur Po të kishin fituar ata, a do të mblidhej KQZ-ja? Sipas tij, gjithe shqiptaret e pane se si u numerua, kush fitoi dhe gjithe shqiptaret po shohin se si po numerohet aktualisht ne menyre te paligjshme.
Per kreun e PLD, Spartak Ngjela, kjo eshte e treta here qe kryeministri manipulon me votat e shqiptareve. Sipas tij, gjithë ky tension është krijuar, pasi ende në Shqipëri nuk funksionojnë institucionet.
Deputetja Ermelinda Meksi kerkoi qe ndeshkuesit dhe abuzuesit me voten e shqiptareve duhet te vihen para ligjit dhe te pergjigjen per ate qe po bejne.
Njesoj eshte shprehur edhe deputetja socialiste Valentina Leskaj. Mjaft më, Shqipëria është e lodhur nga vjedhja e votës, nga korrupsioni, mashtrimi i kësaj qeverie që po e con poshtë e më poshtë vendin. Sot me ne janë të gjithë shqiptarët, partnerët ndërkombëtarë, të cilët e kanë bërë të qartë si drita e diellit se Sali Berisha dhe Luli i tij kanë humbur tha ajo.
Nis protesta
Militantet, mbeshtetesit dhe deputete te Partise Socialiste jane mbledhur edhe sot si cdo dite para ambienteve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, ne proteste te vijimit te numerimit te votave hedhur ne kutite e gabuara dhe vonesen ne certifikimin e rezultatit, qe sipas tyre ka nxjerre fitues te kreut te bashkise, Edi Ramen.
Mes protestuesve kane zene vend edhe deputetet e PS-se, Pandeli Majko, Namik Dokle, Gramz Ruci, Blendi Klosi, etj. Te gjithe me kapele te bardha ne koke, deputetet dhe shume portestues, si mase mbrojtese ndaj diellit.
Nga rrethet
Sipas te dhenave te para mesohet se ne kete proteste, njoftuar qe nje dite me pare nga ana e organizatoreve do te marrin pjese edhe protestues dhe mbeshtetes socialiste nga rrethet.
Ne oret e para te mengjesit, mesohet se jane nisur nga Elbasani autobuse me protestues. Ata u mblodhen fillimisht para pallatit të sportit Tomorr Sinani. Nderkohe qe kreu i PS-së së Elbasanit, Astrit Halili para nisjes deklaroi se jane 6 autobuse me simpatizante qe presin te nisen.
Qytetarët do të jenë në kryeqytet për të protestuar për deformimin e rezultatit të Tiranës.- tha ai.
E njejta procedure grumbullimi eshte bere edhe ne rrethe, si ne Fier, Lushnje, Mallakaster, Vlore, Gjirokaster dhe Berat.