E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Politika e dy partive te medha refuzon dialogun denigruese ndaj qytetarit

TIRANE - Shqiperia fale politikes te dy partive te vjetra te tranzicionit ndodhet ne nje moment shume te veshtire qe ka te beje me perspektiven e marrjes se statusit te vendit kandidat. Debati i dites ka percipituar ne nje debat te rendomte mes dy njerezve qe shohin interesat e tyre eshte shprehur kreu i FRD-se ish-presidenti Bamir Topi.

Sipas tij zhvillimet e koheve te fundit po nxjerrin ne pah pellgun e thelle ku gjendet politika shqiptare. Pale politike qe vetem akuzojne dhe denigrojne te tjeret qe refuzojne dialogun dhe plotesimin e kritereve te integrimit qe keqperdorin apo projektojne institucionet kushtetuese dhe publike per qellimet politike te dites qe nuk kane respektin minimal ndaj votes qytetare dhe qe kane krijuar nje politike virtuale duke braktisur hallet dhe problemet e shumta qe kane qytetaret shqiptare. Institucionet politike ne vend qe te flasin ne emer te qytetareve jane shnderruar ne firma private te drejtuesve te tyre nderkohe qe BE kerkon institucione funksionale.

/Shekulli Online/Pergatiti M.A./

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›