E Diel, 1 Nëntor 2026

Wollfarth Ligjet zbatohen jo vetem ne gjykata por ne jeten e perditshme

TIRANE - Pasi ka uruar per perfundimin e studimeve ne Shkollen e Magjistratures ne ceremonine e diplomimit ambasadori i OSBE-se ne Shqiperi Eugen wollfarth ka thene se nje nga pergjegjesite e Prezences se OSBE-se sipas mandatit te saj eshte dhenia e ndihmes dhe ekspertizes autoriteteve shqiptare ne fushen e reformes gjyqesore. Kjo ka mundesuar te punohet se bashku me Shkollen e Magjistratures pergjate viteve per ceshtje te ndryshme ne disa raste. Per shembull eshte bashkepunuar ngushtesisht me shkollen ne ofrimin e trajnimeve profesionale per Sherbimin e ri te Proves dhe ne mbrojtjen e te drejtave te femijeve. Shkolla e Magjistratures eshte nje institucion kyc per te ardhmen e gjyqesorit. Ne besojme fort se nje arsimim ligjor i cilesise se larte ka ndikim te drejtperdrejte ne permiresimin e punes se gjyqesorit. E them me gezim qe te diplomuarit e Shkolles e kane perligjur kete besim nder vite. Tani e keni ju ne duar brezi i 2012-s qe te vijoni kete prirje pozitive te rendesishme ka thene Wollfarth.

Ai me tej ka shtuar se fakti qe nje numer aq i madh studentesh te drejtesise shfaqin interes te mirefillte per te studiuar ne Shkollen e Magjistratures deshmon cilesine e institucionit tuaj. Kjo gje siguron edhe qe vetem juristet me te mire te ketij vendi te pranohen ne shkolle. Dhe iu eshte drejtuar drejtperdrejt me fjalet

Te dashur te diplomuar nuk eshte nevoja tju kujtoj rendesine e respektimit te te drejtave te njeriut si pjese e themeleve te nje shoqerie demokratike. Pergjate viteve ju jeni trajnuar me se miri ne legjislacionin per te drejtat e njeriut. Por keto te drejta nuk zbatohen vetem ne ceshtjet ligjore te koklavitura ne Gjykaten Kushtetuese dhe ne Gjykaten Evropiane te te Drejtave te Njeriut. Ne thelb ato nuk jane ceshtje teorike por ceshtje praktike qe prekin jeten dhe te ardhmen e qytetareve te kesaj shoqerie perfshire jeten tuaj personale dhe ate te pjesetareve te familjes suaj. Zbatimi i te drejtave te njeriut ne punen tuaj si gjyqtare e prokurore eshte nje detyre siperore. Ai eshte nje kontribut praktik ne permiresimin e gjendjes se te drejtave te njeriut ne vendin tuaj dhe ne fuqizimin e shtetit te se drejtes. Ju te diplomuarit ndodheni tani ne prag te te berit pjese e sistemit gjyqesor ne nje nivel akoma me te larte. Kjo eshte nje pergjegjesi e madhe. Une jam i bindur qe ju jeni pergatitur me se miri per te. Dhe kjo eshte nje detyre e fisme.

/Shekulli Online/Pergatiti M.A./

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›