E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Politika të bashkohet për reforminin e imunitetit

Kreu i shtetit Bamir Topi i ka bërë thirrje të gjithë aktorëve politikë të bashkëpunojnë për reformimin e sistemit të imuniteteve.

Sipas kreut të shtetit politika duhet të lërë mënjanë mosmarrëveshjet dhe të gjejë gjuhën e përbashkët në mënyrë që mos të ngadalësohen diskutimet për reforminin e imuniteteve.

Ai gjithashtu i ka bërë thirrje Kuvendit të Shqipërisë që nëpërmjet komisioneve parlamentare të fillojë nga puna me propozimet për ndryshimet e nevojshme për reforminin e imuniteteve në Shqipëri.

Kreu i shtetit Topi gjtihashtu ka theksuar se vendi ka nevojë urgjente reformimin e imunitetit, jo vetëm si domosdoshmëri në kuadër të procesit të integrimit, por që barazia para ligjit të mos jetë vetëm parim i vënë në Kushtetutë.

Sipas presidentit Topi, barazia para ligjit duhet të jetë e realizuar dhe sa më e prekshme. “Vende të tjera evropiane e kanë bërë vite më parë, le t’i bashkohemi atyre. Reformimi është nevojë për zhvillimin e vendit, synim që i shërben qeverisjes demokratike dhe transparente. Ka ardhur koha të dalim nga frazeologjitë, deklaratat dhe vendimarrjet e njëanshme, mendoj se dy proces duhet konsideruar si sfidë e gjithë partive dhe kërkohet vullnet i përbashkët, konsensus për reformën”- shtoi Topi.

Presidenti Topi ka kërkuar gjtihashtu nga forcat politike më teper dialog, etikë komunikimi dhe bashkëpunim në kuadër të reformave integruese të vendit drejt Bashkimit Evropian.

"Sot ka nevojë të ndërgjegjësohemi se sfida europiane e Shqipërisë kërkon punë, përkushtim, seriozitet dhe bashkëpunim. Aspiratat europiane të Shqipërisë duhet të jenë një sfidë e përditshme për të gjithë shoqërinë tonë, për zyrtarët, politikanët për ta bere integrimin nje bashkim real, nje vlere te rendesishme qe duam te arrijme. Modeli i shtetit te se drejtes nuk mund te jete i suksesshëm nëse nuk ka bashkëpunim", theksoi Topi. 

Ndërsa ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi ka deklaruar se  imuniteti do të thotë që zyrtarët të kenë lirinë e tyre, por edhe të japin llogari.

"Krijimi i organizmave që bëjnë të funksionojë ligji nuk është gjë e lehtë. Duhet bashkëpunim politik për të bërë të mundur funksionimin e ligjit", tha ambasadori.

Sipas tij reformimi i gjyqësorit duhet të bëhet përpara anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Shqipëria ka nevojë që të ketë një ecuri bindëse për të përmushur kërkesat për anëtarësim dhe të tregojë që vendi ka institucione që mund të mbrojë të drejtat themelore të njeriut” ka shtuar Sequi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›