Byroja e “fal” Berishën

Kërkesa u bë nga 9 deputetë të Partisë Socialiste një ditë më parë, duke e akuzuar deputetin Berisha se ka shkelur Rregulloren e Parlamentit, duke fyer deputetët.
“Kërkesën e 9 deputetëve të PS, Byroja e hodhi poshtë si të pabazuar. Me dëshirën për një frymë bashkëpunimi për 12 prioritetet e BE, Kryetarja e Kuvendit nuk përjashtoi nga punët e Kuvendit deputetin e PS Saimir Tahiri, i cili në mënyrë të përsëritur, larg etikës parlamentare, në seancën e kaluar, ka shkelur nenin 64, 65 të Rregullores, duke tentuar të provokojë seancën plenare. Byroja i kërkoi Kryetares së Parlamentit që të jetë e vëmendshme dhe rigoroze në zbatimin e Rregullores, sidomos në rastet e provokimeve nga deputetë përsëritës, sikurse është rasti si z. Tahiri, i cili është dënuar edhe më parë për të njëjtat arsye”, thuhet në vendimin e Byrosë.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u shpreh se "ajo gjithnjë ka qenë dhe do të jetë e kursyer ndaj deputetëve në masat e rregullores për ndëshkim, sidomos në këtë periudhë, kur deputetët duhet të diskutojnë me sens të lartë përgjegjësie dhe të etikës së komunikimit, veçanërisht në sallën e parlamentit”. /S.Ll/Start/
2011-10-18 08:54