E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Alternativa e Ramës, fundi i ri i tij

Kryeministri Berisha ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “aleanca për qytetarin” për Bilishtin Valter Miza. Në fjalën e tij kryeministri Berisha ka sulmuar kreun e PS-së Edi Rama duke shtuar se në këto zgjedhje do të jetë fundi i ri i tij.
 

“Alternativa e rrugës së vetmisë do të jetë edhe fundi i ri i zotit Edi Rama. Se cila ishte e vetmja rrugë e gjeneratës sonë i kujtohet shumë mirë. Vërtet e mori hua nga etërit e vet por ai nuk ka mundur që ka rikthejë atë kohë dhe s`mund ta rikthej kurrë” theksoi Berisha.
 

Më tej kryeministri Berisha theksoi se alternativa e rrugës së vetme ishte një përpjekje për të shkelmuar mbi votën e qytetarëve.
 

“Alternativa e rrugës së vetmisë ishte për të bllokuar anëtarësimin e vendit në NATO, për të futur vizat tuaja në kuti, një pëpjekje për të bllokuar rritjen e rrogave dhe pensioneve” theksoi Berisha.

Më tej kryeministri Berisha premtoi se gjatë 4 vitet e ardhshme qeveria do të shndërrojë në realitet të plotë çdo projekt të hartuar për këtë zonë.
 

“Kjo nuk ka qënë një rrugë e lehtë pasi ka pasur lodhje dhe mundime, ka pasur sakrifica por kjo rrugë ka dinjitet të madh dhe shpresë së madh. Në këtë rrugë ju jeni shndërruar në qytetarë të integrimit dhe të suksesit” theksoi Berisha.
 

Kryeministri Berisha theksoi më tej në gjatë këtyre viteve Shqipëria ia doli që ekonominë e saj ta shndërrojë në ekonominë e vogël më entuziaste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›