E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi-Pritcard Parlamenti britanik ndihme per Shqiperine

Londer 3 nentor NOA - Presidenti i Republikes Bamir Topi pati sot nje takim me kryetarin e grupit mbareparlamentar te parlamentit britanik per Shqiperine Mark Pritcard dhe anetaret e tjere te ketij grupi ne kuader te vizites se punes qe kryetari i shtetit po zhvillon ne Mbreterine e Bashkuar.

Presidenti pasi shprehu kenaqesine per takimin vleresoi nivelin e shkelqyer te marredhenieve mes Shqiperise dhe Mbreterise se Bashkuar ne te gjitha nivelet dhe vuri ne dukje vullnetin dhe angazhimin maksimal te shtetit shqiptar per intensifikimin e metejshem te tyre.

Duke vleresuar lart mbeshtetjen e jashtezakonshme britanike dhene vendit tone ne permbushjen me sukses te aspiratave te tij integruese presidenti Topi shprehu gjithashtu kenaqesine per zhvillimin pozitiv te marredhenieve te gjithanshme dhe bashkepunimin nderparlamentar midis dy vendeve tona si dhe besimin e inkurajimin per zgjerimin e tyre ne te ardhmen sidomos nepermjet shkembimit te vizitave te tilla te ndersjella.

Ne kete kontekst kryetari i shtetit vuri ne dukje kontributin e pamohueshem qe anetaret e grupit mbareparlamentar te parlamentit britanik per Shqiperine kane dhene ne kete drejtim.

Gjate bisedes Topi beri nje panorame te gjere te zhvillimeve me pozitive ne vend ne kuader te permbushjes me sukses te aspirates per integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian duke vene ne dukje angazhimin serioz te shtetit shqiptar dhe vendosmerine per vazhdimin e reformave te domosdoshme per te qene te integruar dhe anetare te denje te familjes se madhe evropiane.

Nga ana e tij Pritcard dhe anetaret e tjere te grupit mbareparlamentar te Parlamentit Britanik per Shqiperine vleresuan perparimin e jashtezakonshem te bere nga vendi yne ne drejtim te konsolidimit te demokracise fuqizimit te institucioneve te pavarura ndermarrjes me sukses te reformave rrenjesore e te gjithanshme te cilat bene te mundur edhe anetaresimin e Shqiperise ne Aleancen e Atlantikut Verior.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›