E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier ngec ndarja e mbeturinave

Me ane te nje projekti te mbeshtetur nga ambasada holandeze bashkia e Fierit vendosi 400 kosha per te mbledhur mbeturinat e diferencuara.

Ndersa ne vendin e grumbullimit jane vendosur 4 konteiniere per grumbullimin e tyre por i gjithe sistemi nuk funksionon per shkak se qytetaret vazhdojne ti hedhin mbeturinat se bashku dhe ato ne destinacionin final perfundojne serish se bashku.

Megjithate kryetari bashkise se Fierit Baftjar Zeqo nje muaj pas vendosjes ne dispozicion nuk e quan te deshtuar projektin.

Ky projekt eshte i pakthyeshem sepse ne kemi hapur nje porte per pastrimin e qytetit. Mund te kemi pak rezerva por kemi mbeshtetjen e holandezeve qe ky projekt te jete i suksesshem ka deklaruar Zeqo.

Kryebashkiaku tregon se ka rene dakort me kompani qe merren me riciklimin e mbetjeve qe te mbledhin vete dhe mirembajne koshat ku do te hidhen letrat kartonat dhe mbetjet metalike.

Ndqrkohq qe pritet ti propozojq kqshillit bashkiak krijimin e nje ndermarrjeje ne fushen e mbetjeve qe do te beje diferencimin. Per kete eshte menduar punesimi i personave qe aktualisht grumbullojne mbeturina.

Megjithate deri ne ndergjegjesimin e qytetareve te Fierit dhe plotesimin e gjithe rrjetit te riciklimit koshat e vendosur para nje muaji per mbetjet e diferencuara jane bosh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›