E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i Popullit PD oferte PS-se

Duke pershendetur deklaraten e shefave te misionit te Bashkimit Europian ne Tirane te cilet u kerkuan partive politike te mos e lidhin ngercin politik ne vend me emerimin e Avokatit te Popullit kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ne emer te mazhorances i beri nje propozim te ri opozites.

Oferta i jep te drejten opozites te perzgjedhe ajo emrin e Avokatit te Popullit dhe ta votojne bashkarisht ne Parlament meqe ky institucion kushtetues i mbetur bosh prej disa muajsh kerkon 84 vota.

Nje gje te tille ia kam bere te ditur kryetarit te grupit parlamentar te Partise Socialiste qe ne menyren me urgjente te propozojne emrin qe deshirojne sipas ligjit ne menyre qe opozita te marre kreun e organit kushtetues te Avokatit te Popullit. Me te vetmin kusht qe emri i propozuar te mos kete qene pjese e proceseve gjyqesore politike gjate diktatures dhe te mos kete pasur probleme me dhunimin e te drejtave te njeriut gjate ketyre 20 viteve ka deklaruar Topalli.

Por Partia Socialiste ne nje pergjigje te menjehershme e cilesoi kete oferte si nje pazar per ndarje pushtetesh me qellim pengimin e hetimit te zgjedhjeve.

Oferta e zonjes Topalli ne fakt eshte njekohesisht edhe shenje e deshperimit te pushtetit te Sali Berishes per te ndaluar me cdo kusht transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit. Pazari i pushteteve nuk eshte oferte per Partine Socialiste. Partia Socialiste ka kerkuar dhe vazhdon te kerkoje ne menyre konstante dhe te qendrueshme transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit si menyra me e mire per te garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme ne te ardhmen ka deklaruar deputeti Sajmir Tahiri.

Nje dite me pare delegacioni i Bashkimit Europian ne Tirane u beri thirrje te gjitha partive politike te procedojne ne menyre urgjente me emerimin e Avokatit te ri te Popullit.

Bashkimi Europian perseriti gjithashtu apelin se ngerci politik nuk duhet te pengoje miratimin nga ana e Parlamentit te reformave qe jane ne interes te Shqiperise dhe qytetareve te saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›