Topi: Qeveria të jetë më e kujdesshme ndaj biznesit fason
Nëpërmjet një shteti të fortë dhe serioz ne duhet ta ruajmë dhe ta mbrojmë këtë biznes
Kryetari i Partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi zhvilloi një takim me punëtorë të biznesit fason në Tiranë. Në fjalën e tij, Topi akuzoi dy kryetarët e partive të mëdha se po mashtrojnë popullin me premtime që nuk do ti realizojnë.
Deklarata
Ju keni parë gjatë këtyre ditëve se dy individë kanë marrë rrugët e vendit dhe premtojnë pafund, premtojnë gjithçka duke helmuar popullin me mashtrime. Ata thonë taksë relative, apo taksë e sheshtë dhe deri më tani kemi parë një politikë profesioniste për gjithçka që fatkeqësisht nuk pyet askënd, u shpreh Topi. Në vijim, kreu i FRD-së foli për biznesin fason dhe lehtësitë që ai duhet të ketë për shkak vendeve të punës që krijon. Sipas Topit, qeveria duhet të tregohet më e vëmendshme nga këtij biznesi, duke bërë të mundur rimbursimin e TVSH. Është një biznes me të cilin shumë familje ushqehen, është një biznes ndaj të cilit duhet një kujdes i veçantë, ti rimbursohet TVSH, të mbrohet nga shteti, dhe të mos penalizohet prej tij. Biznesi fason, është pjesë mjaft e rëndësishme e këtij shteti, pasi nëpërmjet eksportit ai e përfaqëson Shqipërinë në Bashkimin Evropian, tha Bamir Topi. Kreu i FRD-së kërkoi nga shteti shqiptar që të bëjë më shumë për ta mbrojtur kërë biznes në arenën ndërkombëtare. Nëpërmjet një shteti të fortë dhe serioz ne duhet ta ruajmë dhe ta mbrojmë këtë biznes edhe në të planin ndërkombëtar pasi deri tani në të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, kur ka diçka që nuk shkon gjithmonë investitori shqiptar është ai që humbet dhe kjo është e patolerueshme, tha Topi. Bamir Topi foli gjithashtu edhe për debatin e ditëve të fundit në lidhje me taksën progresive apo atë të sheshtë. FRD është për një taksë relative në përputhje me llojin e biznesit. Vetëm kështu ne mund të krijojmë më shumë vende punë dhe ta lëmë biznesin të ecë përpara, përfundoi kryetari i FRD-së.