E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Qytetarët të respektojnë votën në 8 maj

Kreu i shtetit Bamir Topi i ka kërkuar qytetarëve të respoktojnë votën në 8 maj ndërsa ka theksuar se kjo fushatë është karakterizuar nga një retorikë e ashpër mes kandidatëve.

Në një takim me një përfaqësi të parlamentit rinor kreu i shtetit theksoi se retorika e ashpër që po përdoret gjatë fushatës zgjedhore po përkthehet në dhunë tek publiku.
 

“Nuk kanë munguar mesazhet që zgjedhjet të zhvillohen sipas standarteve. Deri më tani po shihet një fushatë me një retorikë të ashpër e cila po transmetohet tek publiku” theksoi Topi duke shtuar se sa më shumë të bëhet aq më shumë paqartësi kanë njerëzit.
 

Kreu i shtetit gjithashtu ka kritikuar kandidatët për zgjedhjet vendore duke shtuar se ata nuk po paraqesin para qytetarëve alternativat më të mira.
 

“Kandidatët dhe stafet e tyre duhet të injektojnë sjellje korrekte. Shohim më shumë protagonizëm nga analistët sesa përballje nga kandidatët për të treguar vizionet e tyre për qytetin” theksoi më tej Topi.

Topi gjithashtu ka dënuar edhe incidentet parazgjedhore ndërsa i ka cilësuar si të papranueshme aktet e dhunës gjatë fushatës elektorale
 

"Dhuna nuk duhet të ketë mbështetje politike” theksoi Topi duke shtuar se dhuna është injorancë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›