E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i SHBA-së Arvizu takon Edi Ramën

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, është takuar sot me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, njëherësh kandidat për bashkinë e Tiranës.
Takimi është zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste ndërsa nuk dihen detajet e takimit mes kreut të PS-së dhe diplomatit amerikan.
 

Një prej pikave të bisedës mendohet të jetë situate parazgjedhore në vend dhe zhvillimi I zgjedhjeve të 8 majit.
 

Ndërkohë mbërjen e djeshme ambasadori I SHBA-së Arvizu ka shkuar në çadrën e PS-së në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku si pasojë e një shpërthimi në një kosh plehrash pranë kësaj çadre u plagos një kalimtar i rastit.

Ambasadori Arvizu ka biseduar me drejtues të policisë së Tiranës si dhe deputet të PS, të cilët qëndrojnë në çadrën e ngritur në bulevadin “Dëshmorët e kombit” që shërben për fushatën zgjedhore të zgjedhjeve vendore të 8 majit.

Ndërkohë tre ambasadorët, ai i SHBA-së, BE-së dhe OSBE-së, u takuan një ditë më parë me kryeministrin Sali Berisha në kryeministri.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›