McIlwham: Politikanët të mbështesin lirinë e medias

Në prag të ditës botërore të lirisë së shtypit Ambasadorja Britanike, Fiona McIlwham i bëri thirrje politikanëve dhe grupeve të interesit për të mbështetur lirinë e medias në Shqipëri.
Në një deklaratë për shtyp ambasadorja McIlwham theksoi se prioritetet e Britanisë së Madhe në Shqipëri janë për të mbështetur demokracinë, qeverisjen e mirë, dhe sundimin e ligjit.
“Liria e të shprehurit është një shtyllë themelore e çdo demokracie. Gazetarët, blogerët, media, dhe individët duhet të lejohen të veprojnë dhe të shprehen lirisht, në mënyrë të sigurtë dhe pa presion theksoi McIlwham.
Më tej ambasadorja britanike i ka bërë thirrje edhe gazetarëvë dhe redaktorëve të raportojnë periudhën e zgjedhjeve ndershmërisht.
“Profesionistët e medias i kanë borxh publikut të tyre për të raportuar ngjarjet në mënyrë të drejtë dhe me përgjegjësi, për të informuar dhe për të mundësuar debatin publik për të kuptuar çështjet, për të sfiduar qeveritë dhe udhëheqësit e tyre politikë dhe të marrin vendime të informuara. Kjo është edhe më e rëndësishme gjatë kësaj periudhe zgjedhore" ka theksuar McIlwham.