Topi: Realizim të kritereve. Të zgjidhet çështja e ish-të përndjekurve

Kreu i FRD-së Bamir Topi kërkoi nga qeveria të gjejë një zgjidhje urgjente për ish-të përndjekurit politike.
Në një konferencë për shtyp, Topi theksoi se është në detyrimin moral të qeverisë të gjejë një zgjidhje sipas standarteve demokratike. "Mjaft më me etiketime dhe sjellje që të tregojnë kohën e diktuatruës. Duhet urgjentisht të gjendet një zgjidhje” shtoi Topi.
Gjithashtu Topi i është referuar edhe progres raportit të Komisionit Europian për të cilin theksoi se konfirmoi qëndrimin e FRD-së se qytetarët kërkojnë shumë më tepër se kjo klasë politike e cilis ia mohoi plotësimin e kritereve.
"FRD gjykon se Shqipëria i ka pasur të gjitha mundësitë që vlerësimi i KE-së të ishte më pozitiv, që statusi të fitohej menjëherë dhe Shqipëria të ndahej nga trazicioni konfliktual dhe të ketë një sjellje më të përgjegjshme” shtoi Topi.
Sipas tij, fakti që BE-ja kushtëzon vendimarjen për statusin është tregues i papërgjegjshmërisë së klasës së vjetër politike ndërsa shtoi se klasa politike duhet të përmbush sa më parë kriteret e kërkuara.
"S`ka kohë për tu humbur. Është nevojë emergjente për të miratuar ligjet dhe sidomos është koha për refkektim dhe sjellje të përgjegjshme në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës, reformën në drejtësi etj” tha Topi.