Humb jetën 25-vjeçari në Fier, bie me makinë nga Ura e Mbrostarit
Fier- Një 25-vjeccar ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik të ndodhur në orët e para të ditës së sotme.
Sipas Policisë së Fierit Marjus Hatija që po udhëtonte me makinën me targë AA 143 GG ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë ka rënë nga ura e Mbrostarit.
Policia tha se 25-vjeçari ka humbur jetën nga plagët e marra në aksident.
Ndërkohë uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbradhjen e dinamikës së aksidentit të rëndë që I mori jetën 25-vjeçarit.