Topi Shqiperia destinacion i investitoreve te huaj
Presidenti i Republikes Bamir Topi gjate vizites se tij dyditore ne Turqi eshte shpallur qytetar nderi i bashkise se Bajram Pashase nga kryetari i bashkise Atila Ajdener. Presidenti i Republikes Bamir Topi mori pjese gjithashtu edhe ne forumin e 14-te ekonomik euroaziatik organizuar nga fondacioni Marmara ku ka theksuar angazhimin e Shqiperise per te qene nje anetare e Bashkimit Europian. Shqiperia eshte e angazhuar ti bashkohet BE-se per te cilen ka nje Marreveshje te Stabilizim-Asocimit qe prej vitit 2009 tha Topi. Presidenti Topi theksoi se ne vitet e fundit ligji per koncesionet ka qene nje zhvillim i rendesishem i cili shenjestron investitoret dhe synon krijimin e nje rrjeti te favorshem per promovimin dhe lehtesimin e venies ne jete te projekteve te financuara privatisht ne zhvillimin e infrastruktures dhe fushave te sherbimit publik.