E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varri i Gaddafi-t ne shkretetire


Ish-lideri libian Muhamar Gadafi duket se do të varroset ditën e martë, pesë ditë pasi u vra dhe disa orë pasi trupi i tij i pajetë u ekspozua në tregun mishit në Misurata, bëri të ditur një zyrtar Libian. 

Familja e ish-liderit libian  ka lëshuar një deklaratë, ku i bëhet thirrje Kombeve të Bashkuara dhe Amnesty International për të shtyrë udhëheqësit e rinj libianë, në mënyrë që të rënit e fisit të tyre të varrosen sipas riteve islame, raportoi një stacion televiziv pro Gadafit.       

Zëdhënësi i krahut ushtarak të Këshillit të Tranzicionit Kombëtar, Anees al-Sharif bëri me dije për rrjetin CNN, se me shumë gjasa Gadafi do të varrosej të martën. Ndërsa një ditë më Koloneli do te prehet ne nje vend ne shkretetire. Dekompozimi ka arritur nje pike ku nuk mban me, ndaj ceremonia do te zhvillohet sa me pare,do te jete dicka e thjeshte e do te marrin pjese edhe disa sheike

parë, udhëheqësi i grupit që po drejton aktualisht Libinë, Mustafa Abdul Jalil, theksoi se është caktuar një grup që do të bisedojë se çfarë duhet bërë me trupin e ish-diktatorit.         

Nderkohe raporte te pakonfirmuara lene te kuptohet se ish-lideri libian do te varroset diku ne shkretetire, ne nje ceremoni te fshehte, larg syve te publikut e medias.

Vendi do te mbahet sekret. BBC sqaron se nuk ka pasur mundesine te beje nje verfikim te pavarur te ketyre raporteve. Udheheqesit e rinj libiane kane qene mjaft te lekundur per ceshtjen e trupit te Gaddafi-t, te djalit te tij Mutassim dhe nje ndihmesi te ngushte te ish-diktatorit. Te tre jane marre gjate nates nga ambienti frigoriferik ne Misurata, ku ishin ekspozuar prej ditesh. Familja e kolonelit pretendon qe trupat t'i kthehen asaj per nje varrim te denje sipas ligjeve dhe rregullave te islamit.

Keshilli Kombetar i Tranzicionit nuk e ka mbajtur te fshehte deshiren e tij per nje varrim sekret. "Koloneli,- thane zyrtare te tij per Reuters, - do te prehet ne nje vend ne shkretetire. Dekompozimi ka arritur nje pike ku nuk mban me, ndaj ceremonia do te zhvillohet sa me pare,do te jete dicka e thjeshte e do te marrin pjese edhe disa sheike".

Ceshtja e trupit te Gaddafi-t ka qene nje fushe e minuar per lidershipin e ri libian, per kete arsye dhe marrja e nje vendimi vonoi kaq shume. Ka patur shqetesime se nje varr publik mund te kthehet ne faltore per besniket e tij, apo e kunderta, te vihet ne shenjestren e urrejtjes se kundershtareve te regjimit. Por ne fund, natyra beri punen e saj dhe Keshilli u detyrua te vendoste.
Vdes Gaddafi
Varroset në fshehtësi Muammar Gaddafi
Ekzekutori: Ja përse e vrava Gaddafin
Libi, ekzekutohen 53 mbështetës të Gaddafit

Foto

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

RISHM: Shpërthimi nga një gabim njerëzor
"Masa ndaj kompanisë ACR"
Arvizu në “Fiks Fare”: Të kufizohet imuniteti
Durrës, gjendet i vdekur oficeri i SHISH-it
Varroset në fshehtësi Muammar Gaddafi
Komisioni i Venecias: Parlamenti të nisë zbatimin e rekomandimeve

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›