Topi: Sistemi i drejtësisë duhet të reformohet
Kryetari Topi theksoi se KLD-ja do të bashkëpunojë me Ministrinë e Drejtësisë për të kontrolluar gjykatat. Ai u shpreh se sistemi i drejtësisë duhet të reformohet, pasi ky është edhe një nga kushtet themelore të Bashkimit Evropian.
Duke kërkuar denoncim për çdo abuzim e shkelje, kreu i KLD-së tërhoqi vëmendjen se reformat duhet të realizohen në kohezion të gjerë politik.
“Të rrisim efiçencën e gjyqësorit, pasi ai është një sektor mjaft kompleks. Dhe për ta realizuar një gjë të tillë, duhet përkushtim i të gjithë aktorëve të interesuar”, theksoi kreu i shtetit.