E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasi për vdekje kalimtaren,pranga shoferit

Forcat e policisë kanë nisur procedimin penal ndaj 47-vjeçarit Namir Gjoci, lindur dhe banues në Kavajë, pasi ka shkaktuar përplasjen e një kalimtareje me automjetin e tij.
Gjoci ka qenë duke udhëtuar në aksin Shkozet-Plepa me automjetin me targa KJ 67 34 A, kur ka konstatuar një kalimtare e cila po kalonte nga krahu i majtë i rrugës për krahun e djathtë të saj dhe menjëherë ka frenuar duke u shmangur për të evituar përplasjen me të.
Por kalimtarja Sheqere Habibasi është përplasur me pjesën ballore të mjetit dhe ky i fundit është rrëzuar në kanalin e rrugës, duke u përplasur me një trung peme.Si pasojë e këtij aksidenti, ka gjetur vdekjen 69-vjeçarja Neslije Laçi, si dhe janë dëmtuar rëndë kalimtarja dhe drejtuesi Naim Gjoci, që të dy të shtruar urgjent në spitalin e Durrësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›