E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Situata politike, nuk e zbeh rrugën drejtë BE-së

Pavarësisht debateve politike që ka në Shqipëri, të gjithë kanë të njëjtin prioritet, integrimin e saj në BE. Kështu ka deklaruar Presidenti Bamir Topi, gjatë fjalës së tij të mbajtur në Takimin e 17-të të Presidentëve të Evropës Qendrore në Kështjellën Mbretërore "Zamek Krolevski", në Varshavë, Poloni.
 

"Kjo është arsyeja që rritja e demokracisë së brendshme, forcimi i shtetit të së drejtës, ndërtimi i politikave ekonomike, të cilat çdo ditë vijnë e konsolidohen, bëjnë të mundur që ne të jemi optimistë që marrja e statusit kandidat për Shqipërinë, do të jetë një moment kohor i afërt". Siç presim dhe kemi besim se gjatë mandatit të saj dhe më tej, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të ndjekin politikën e afrimit dhe të dyerve të hapura për plotësimin e familjes evropiane me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ka theksuar kreu i shtetit shqiptar.

Ndër të tjera në fjalën e tij përshëndetëse, Topi ka vënë në dukje edhe arrestimin e të kërkuarit Ratko Mlladiç.
"Ky moment duhet shfrytëzuar për të rilançuar edhe njëherë të gjithë atë vizion të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor për të rritur dialogun politik për t`iu drejtuar vizionit të integrimit me një force”, përfundon fjalën e tij presidenti Topi, duke përshëndetur edhe pjesëmarrjen të këtë takim të presidentes së Kosovës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›