Maxhoranca, pranon rezultatin e certifikuar nga institucionet
Mazhoranca do të pranojë cdo rezultat të certifikuar nga institucionet e mandatuara nga ligji. Kështu ka deklaruar kryeministri Sali Berisha, gjatë një takimi të mbajtur ditën e sotme me kongresmenin demokrat Lincoln Davis.
Kryeministri Berisha vlerësoi zgjedhjet e 8 majit, si zgjedhjet më të mira të zhvilluara deri më sot duke vlerësuar edhe pjesëmarrjen e lartë, procesin e qetë të votimit si dhe nivelin e lartë të transparencës në procesin e numërimit.
Kryeministri theksoi se ashtu si gjatë fushatës, fokusi i koalicionit të udhëhequr prej tij ishte te qytetari dhe interesat e komunitetit ashtu edhe në periudhën paszgjedhore, objektivi themelor në funksion të një procesi me standaretet më të larta është numërimi i cdo vote ku zgjedhësi ka shprehur qartë vullnetin e tij. Ai theksoi bindjen e tij që garancia më e lartë për një proces me standarte të larta dhe rezultat me legjitimitet të plotë sigurohet vetëm nëpërmjet zbatimit me përpikmëri të ligjit zgjedhor jashtë cdo presioni që vjen nga rruga.
Nga ana e tij, kongresmeni Davis duke vlerësuar punën e bërë nga qeveria dhe procesin transparent të zgjedhjeve që bazohet në respektin e votës së cdo zgjedhësi theksoi se vendimet e institucioneve që i certifikojnë ato në përputhje me ligjin, duhen respektuar nga të gjitha palët në këtë proces, si një shenjë maturie demokratike e shoqërisë shqiptare.