E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi-Spiriç: Optimistë për liberalizimin e vizave mes dy vendeve

Presidenti Bamir Topi dhe Kryeministri i Bosnje-Hercegovinës, Nikola Spiriç u shprehën optimistë për liberalizimin e regjimit të vizave midis dy vendeve. Presidenti Topi dhe Kryeministi Boshnjak Spiriç u shprehën për nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve politike mes dy vendeve , shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin në kuadër të nismave rajonale, dhe nënvizuan rëndësinë e zgjerimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh, duke u ndalur sidomos në nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›