E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha:Ekzistojnë ende probleme për të drejtat e njeriut

Kryeministri Sali Berisha në një konferencë për shtyp u shpreh për 60 vjetorin e Deklaratës Universale të OKB-së për Mbrojtjen e të Drejtave të Lirive të Njeriut se 18 vjet pas rënies së regjimit komunist, shqiptarët kanë të drejtë të krenohen me arritjet në fushën e të drejtave të njeriut. "Në Shqipëri liritë dhe të drejtat e qytetarëve janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligj, por kjo ditë na fton të gjithë që të jemi më të përkushtuar ndaj mbrojtjes së tyre, pasi megjithë progresin e pamohueshëm ekzistojnë probleme. Në këtë drejtim, z.Berisha veçoi problemet serioze që ekzistojnë në institucionet e vuajtjes së dënimit, duke siguruar se qeveria do të bëjë çdo përpjekje për të ndryshuar me shpejtësi standardet ekzistuese në këtë fushë. "Sot, Shqipëria, Ballkani dhe Europa kremtojnë këtë ditë më të lirë se kurrë në historinë e tyre", tha Kryeministri, duke nënvizuar se shqiptarët duhet ta kremtojnë këtë ditë më shumë se çdo komb tjetër, pasi përjetuan diktaturën komuniste më të egër se në gjithë vendet e tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›