E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Te mos zvarritet shtrirja e EULEX

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, deklaroi se shteti i ri i Kosoves ka nevoje te inkurajohet duke u bere pjese e nismave dhe takimeve rajonale.

Duke folur ne forumin ekonomik te Ohrit, Topi theksoi se realiteti i ri gjeopolitik ne Ballkan eshte pjese e proceseve integruese.

"Procesi i zbatimit te shtrirjes se EULEX jo vetem nuk duhet te zvarritet, por edhe duhet te vleresoje realitetin e pakthyeshem te pavaresise dhe sovranitetit te Kosoves", u shpreh Topi.

Sipas presidentit shqiptar, procesi duhet te kete karakter te barabarte, integral dhe gjitheperfshires dhe t'i sherbeje unifikimit te shoqerise drejt NATO-s dhe BE-se.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›