E Diel, 1 Nëntor 2026

Esat Ademi: Kandidoj që ta shpëtoj KOKSH-in nga letargjia

Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes shpalli dje kandidaturën për funksionin e presidentit të Komitetit Olimpik. Drejtimi revolucionar i federatës shqiptare të peshëngritjes, vlerësimi i partnerëve evropianë dhe organizimi i 3 aktiviteteve të mëdha ndërkombëtare, garancia se me Ademin, punët do të ndryshojnë edhe tek KOKSH-i, i dominuar deri më tani nga letargjia dhe inaktiviteti

Tashmë duket se ka ardhur koha që edhe Komiteti Olimpik Shqiptar të dalë nga letargjia shumëvjeçare e të mund të marrë rolin e liderit që i takon, në zhvillimin e sporteve prioritare. Presidenti i deritanishëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Esat Ademi ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për president të KOKSH-it, zgjedhjet e te cilit do te zhvillohen me daten 6 dhjetor. Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes është votuar unanimisht nga Komiteti Ekzekutiv i kësaj federate për të kandidur për postin më të lartë të organizatës olimpike. Ademi e ka drejtuar Federatën e Peshëngritjes nga viti 2000, duke rinovuar krejtësisht zyrat qendrore të federatës, duke vendosur një politikë mecenatizmi ndaj të gjithë atyre elementëve të rinj të cilët premtonin rezultate dhe si fazë finale mbërriti ta shndërronte partneren shqiptare të Federatës Evropiane të Peshëngritjes në njërën nga federatat më të rëndësishme anëtare. Kështu një përfaqësues i kësaj federate është anëtar i Komisionit për Kërkime Shkencore të EWF-së, kurse vetë zoti Ademi është anëtar i Bordit Drejtues të Federatës Evropiane. Tregues i peshës që organizata shqiptare mori në gjirin e EWF-së është edhe organizimi në një hark 3-vjeçar i 3 aktiviteteve në shkallë evropiane, kulmi i të cilave ishte organizimi i Kampionatit Evropian të Peshëngritjes për të rinj, i cili u mbajt këtë verë në Durrës. Vetë drejtuesit e Federatës Evropiane të Peshëngritjes nuk e kanë fshehur entuziazmin për këtë organizim të shkëlqyer, ndërkohë që opinioni vendas pa se me sa guxim një federatë vendore mund të merrte përsipër riskun për të organizuar edhe aktivitete të karakterit ndërkombëtar, të tilla si kampionatet evropiane apo botërore. Gjatë një prononcimni të djeshëm për mediat, vetë zoti Ademi bëri një rezyme të drejtimit 8-vjeçar të federatës, ndërkohë që duke e vënë theksin tek karakteri revolucionar i presidencës së tij, tha se hynte në garën për të marrë kreun e Komitetit Olimpik pa komplekse, por edhe i bindur se me cv-në e tij dhe me rezultatet e deritanishme do të merrte një përkrahje dërrmuese nga ana e votuesve, proces që sivjet duket se do të ndodhë sipas parimit “një anëtar - një votë”.
Përballë kandidatit Esat Ademi, i cili edhe nga pikëpamja personale premton të regjistrojë një thyerje në drejtimin e Komitetit Olimpik, e cila në dekadën e fundit është drejtuar nga njerëz të mbyllur, të ardhur kryesisht nga rrethet e majta dhe që e kishin kthyer KOKSH-in në një avanpost të aktiviteteve të mirëfillta politike, është Fidel Ylli, një emër i njohur në botën sportive, i cili mund të thuhet se përfaqëson vazhdimësinë në KOKSH, pra letargjinë e këtij institucioni. Procesi i votimit pritet të ndodhë në mbledhjen e Asamblesë, që do të mbahet 6 dhjetorin e ardhshëm.

Shkrimi autorial në faqen zyrtare të Federatës Evropiane të Peshëngritjes
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›