Esat Ademi, njëri nga menazherët më të mirë evropianë të sportit
Durrësi po feston. Që nga rënia historike e Murit të Berlinit, një ngjarje e rëndësishme sportive po zhvillohet në Shqipëri. Kampionati Evropian i Peshëngritjes për të Rinj, i cili përfundoi më 21 shtator 2008, ka qenë një sukses i madh për sportin. Çdo gjë u realizua në mënyrë të shkëlqyer. Në pedanën e Pallatit të Sportit Ramazan Njala, në Durrës u ngjitën 187 atletë nga 33 vende të ndryshme. Për më tepër, përfaqësues të tre shteteve morën pjesë si miq të Shqipërisë, pa u përfaqësuar me atletë. Gjatë këtij Kampionati u arritën të thyhen 13 rekorde evropiane për të rinj (2 botërore dhe 11 evropiane). Një risi e rëndësishme për edicionin e 14-të këtij Evropiani ishte pjesëmarrja e Federatës së Kosovës, për herë të parë në historinë e peshëngritjes. Pas ngjarjeve të fundit politike, në fakt Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes e ka pranuar në gjirin e saj edhe Federatën e peshëngritjes së Kosovë, duke arritur kështu shifrën e 49 shteteve anëtare. Gjatë këtij Evropiani ishte rasti të mbaheshin takime edhe me përfaqësuesit e Malit të Zi. Presidenti i Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Antonio Urso, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Italian, Rafaele Panjozi dhe Presidenti i Komitetit Olimpik të Malit të Zi, Dushan Simonoviç, hodhën bazat për krijimin e Federatës së 50-të, atë të Malit të Zi. Të gjitha këto ishin elemente të një suksesi spikatës. Që prej vitit 1949, Federata Shqiptare e peshëngritjes ka shënuar shumë arritje, si në rezultate sportive, ashtu edhe në sektorin organizativ. Rezultati më i mirë i Shqipërisë në peshëngritje i takon Ymer Pampurit, i cili në Lojërat Olimpike të Mynihut në vitin 1972 arriti të thyejë Rekordin Olimpik në stilin e Forcës duke konkurruar në peshën deri 60 kg. Pas kësaj shumë rezultate të tjera vijuan në Kampionate Evropiane me Agron Haxhihysenin dhe shtangistë të tjerë, në Kampionate Ballkanike e Mesdhetare të Peshëngritjes. Arritjet e Peshëngritjes shqiptare u theksuan më shumë pas zgjedhjes së Esat Ademit si President i FSHP në vitin 2000. Më vonë, në vitin 2005 me zgjedhjen e Esat Ademit si President i Konfederatës Mesdhetare të Peshëngritjes dhe në vitin 2008 si anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Peshëngritjes, ai rezultoi se ishte njëri nga menaxherët më të mirë të sportit. Dhe vërtet, nën drejtimin e Presidentit Esat Ademi, që prej vitit 2002, Shqipëria ka fituar një numër prej 83 medaljesh në arenën ndërkombëtare. Interesi i Medias lokale ndaj kësaj ngjarjeje sportive ishte i jashtëzakonshëm. E gjithë media shqiptare, televizioni, gazetat dhe radiot i dhanë një hapësirë të bollshme transmetimit të Peshëngritjes Evropiane, madje 2 orë transmetim (Live) çdo ditë, për grupin A të çdo kategorie peshe, pati në TVSH. Ditën e diel në programin sportiv të njërit prej televizioneve më prestigjioze të Shqipërisë, për më tepër se gjysmë ore u fol për peshëngritjen dhe për Evropianin në Durrës. Për më tej, të Shtunën, në 20 shtator, pati një mbledhje të rëndësishme midis Presidentit të Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Antonio Urso, Sekretarit të Përgjithshëm të KON-it, Rafaele Panjozi dhe Kryeministrit, Sali Berisha. Një nga çështjet që u bisedua ishte krijimi i një Qendre për Përgatitjen Olimpike me 200 hektarë tokë afër Shkodrës, në mënyrë që të mbështetet edhe zhvillimi i atletëve që vijnë nga Kosova, Maqedonia, Bosnja dhe Mali i Zi. Kryeministri shqiptar tha se do të promovonte këtë projekt në institucionet lokale, duke përfituar edhe nga disponibiliteti i Komitetit Olimpik Evropian. E gjithë merita e këtij përkushtimi, të çon tek konfirmimi i pasionit, tek fakti se Shqipëria, tërë kohën, ndien për Peshëngritjen. ...