Topi: Të ndahet ndikimi politik nga profesioni

Në Ditën e Drejtësisë kreu i shtetit, Bamir Topi ka realizuar një takim me gjykatës, prokurorë dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të drejtësisë. Gjatë këtij takimi presidenti Topi duke iu drejtuar të pranishmëve u shpreh se është e domosdoshme që të ndahet ndikimi politik gjatë ushtrimit të profesionit. Ai gjithashtu vlerësoi përpjekjet e politikës që legjislacioni të bëj progres dhe të arrijë standardet e duhura.
Ndërkohë gjatë paradites Presidenti Bamir Topi ishte i pranishëm në përurimin e Foto-Ekspozitës së shkrimtarëve dhe poetëve të vrarë nga diktatura të titulluar "Letërsia e shkruar brenda telave me gjemba dhe përballë plumbave" në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar.